Pas vendimit të djeshëm se do të ketë ndryshime në BDI dhe se do të largohen emrat e vjetër, tashmë vjen vendimi i parë.

Partia e integristëve ka nisur procedurë për ndryshimin e koordinatorit të Grupit Parlamentar dhe është propozuar që në vend të Blerim Bexhetit, të jetë deputetja Rina Ajdari.

Se tashmë ka procedurë, për TV21 e konfirmon vetë Ajdari.

“Është në procedurë. Nesër ose pasnesër do të ketë njoftim zyrtar”, tha ajo.