Rina Lipa, motra e shqiptares me famë botërore, Dua Lipa, ka siguruar rolin e saj të parë të rëndësishëm në film, duke luajtur një kriminele të pamëshirshme në filmin britanik “A Gangster’s Life”.

Aktorja dhe modelja 24-vjeçare, e njohur edhe si motra e yllit botëror të pop-it, do të shfaqet përkrah Jonny Weldon, i njohur nga seriali “One Day”, si dhe Tony Cook, i cili ka luajtur në filmin “Dune: Part Two”, ka raportuar FemaleFirst.

Në debutimin e saj në ekranin e madh, që pritet të publikohet në muajin janar, Rina luan rolin e Scarlettes, një personazh që jeton mes një bote të rrezikshme të mbushur me banditë brutalë, vrasje dhe tradhti.

Filmi shënon edhe debutimin si regjisor të kinematografit të vlerësuar me çmime, Zak Fenning.

“A Gangster’s Life” frymëzohet nga filmat klasikë britanikë të zhanrit gangster, si “Lock, Stock and Two Smoking Barrels” dhe “The Gentlemen” të regjisorit Guy Ritchie.

Në film luajnë gjithashtu Tomi May, Christina Gkioka, Bradley Turner dhe Sasha Latoya.

Filmi pritet të publikohet në platformat digjitale në Britani më 19 janar, nga kompania Miracle Media.

Ngjarja ndjek historinë e dy mashtruesve të vegjël, Ant (rolin e të cilit e luan Tony Cook) dhe Dick ( rolin e të cilit e laun Jonny Weldon), të cilët përfshihen në telashe serioze pasi përballen me gangsterin e dhunshëm londinez, Emery (rolin e të cilit e luan Tomi May).

Pas një vendimi që ua ndryshon jetën, dyshja detyrohet të hyjë në botën e errët dhe të rrezikshme të krimit, nën drejtimin e Emeryt.

Personazhi i Rinës, Scarlett, është pjesë e grupit të tij të pamëshirshëm, i cili i përdor Antin dhe Dickun si vegla për aktivitetet kriminale.

Situata përshkallëzohet kur një anëtar i bandës përfundon i vdekur, duke i detyruar Antin dhe Dickun të largohen drejt Greqisë.

Familja Lipa nuk është e panjohur me kinemanë.

Dua është shfaqur në rolin e sirenës Barbie në filmin e mirënjohur “Barbie” të regjisores Greta Gerwig në vitin 2023.

Ndërsa vitin e kaluar, ajo luajti rolin e spiunes vrasëse LaGrange në filmin “Argylle” të regjisorit Matthew Vaughn, ku aktorë ishin edhe Henry Cavill, Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell dhe Bryan Cranston.

The post Rina Lipa, motra e Dua Lipës, debuton në film në rolin e një krimineleje appeared first on Alsat.