Gazetar: Angell Dimovski

Pas pothuajse një dekade, “Salla Universale” në Shkup po rindërtohet. Ajo do të ruajë pamjen e saj autentike. Do të ketë 1200 ulëse. Rinovimi do të kushtojë 20 milionë euro. Ministri i Kulturës Zoran Llutkov pret që procedurat për zgjedhjen e kontraktorit dhe mbikëqyrjen të përfundojnë deri në fillim të tetorit, pas çka do të fillojë ndërtimi, i cili do të përfundojë deri në fund të vitit 2027 kurse salla do të vihet në funksion nga viti 2028.

” Do të ketë gjithashtu akustikë të re hapësinore me sisteme moderne teknike dhe teknologjike, siç janë: HVAC, mekanika e skenës, ndriçimi LED, instalimet audio-video dhe elektrike. Materiale të reja moderne janë planifikuar gjithashtu për brendësinë dhe pjesën e jashtme, ndërtesa do të jetë me efikasitet energjetik dhe është bërë zgjidhje moderne dhe tërheqëse për oborrin dhe hortikulturën”, deklaroi Zoran Llutkov, Ministër i Kulturës.

Projektuesi Bujar Muça thotë se meqenëse zona përreth “Sallës Universale” është bërë shumë e populluar, ata kanë rishikuar akustikën në mënyrë që banorët të mos shqetësohen nga zhurma e krijuar nga salla.

“Kemi ndryshuar risitë në teknologjinë e skenës, siç ju thashë më parë, ndryshuam diçka në ndërtim për shkak të incidentit me zjarrin vitin e kaluar dhe gjithashtu ndryshuam akustikën, që në fakt është zhurma që “Salla Universale” e krijon kur është në funksion, sepse u ndërtua një pjesë serioze e asaj pjese të qytetit, e cila tashmë është zonë banimi dhe na u desh ta rishikonim përsëri pjesën akustike dhe tani objekti nuk do t’i shqetësojë më banorët”, u shpreh Bujar Muça, projektues.

“Salla Universale” ka qenë jashtë funksionit për gati dhjetë vjet. Qyteti i Shkupit ka anuluar rindërtimin që filloi në vitin 2021. Qyteti tha se nuk ka para për atë projekt. Me vendim të Qeverisë, “Salla Universale” kaloi në kompetencë të Ministrisë së Kulturës, me qëllim që t’i kthehej Qytetit të Shkupit pasi të përfundojë rindërtimi. “Salla Universale” u dogj më 9 gusht 2024, kompania që filloi rindërtimin deklaroi në atë kohë se materialet e përdorura për rindërtimin ishin djegur dhe se nuk mund të përdoreshin më. /Alsat.mk

The post Rindërtimi i Sallës Universale në Shkup pritet në nisë shumë shpejt, Lutkov: Godina do ta ruajë pamjen autentike appeared first on Alsat.