Në moshën 31 vjeçare ka vdekur ish-anëtari i One Direction, Liam Payne, transmeton rtv21.tv
Vdekja e tij ishte tragjike, pasi që siç raportohet ai ka rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aries të Argjentinës.
Pas vdekjes së tij, e tronditur ka mbetur bota e showbizit që emra të njohur kanë shprehur keqardhje.
E mërzitur për vdekjen e tij në mesin e qindra artistëve është edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora. Ajo ndau një fotografi me Payne, të përqafuar.
“Pusho i qetë Liam Payne. Do të kujtohesh gjithmonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe fansave”, ka shkruar Ora./21Media
