Maqedonia e Veriut është përfaqësuar në mënyrë dinjitoze në garën prestigjioze botërore Karate One Youth League – Fujairah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton TV21.
Buna Sherifi Sherifi shkëlqeu në konkurencën e ashpër duke zhvilluar duele të forta, ku në disa përballje tregoi dominim të plotë. Me këto fitore bindëse, Sherifi konfirmoi potencialin dhe përgatitjen e lartë në një kompeticion ku marrin pjesë talentet më të mirë të botës.
Gjithashtu edhe Ron Bilalli tregoi karakter dhe vendosmëri të fortë. Dëshmoi formë të shkëlqyer dhe shpirt garues duke mposhtur kundërshtarët e fortë në këtë sport.
Fitoret e arritura në këtë nivel janë dëshmi e punës intensive, disiplinës dhe përkushtimit të sportistëve të Shkëndijës.
