
Temperaturat më të ulëta sollën edhe numrin e parë më të lartë të rasteve me grip. Sipas raportit të ISHP-së nga 20 deri më 26 tetor, në vend u regjistruan 56 raste të raportimeve në grup të rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin – që përbën një rënie prej 32.5 përqind krahasuar me javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.
Megjithatë, siç thuhet në raport, numri i rasteve me grip këtë vit është më i lartë, ndryshe nga viti i kaluar në të njëjtën periudhë. Sipas ISHP-së, vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje, veçanërisht për njerëzit nga grupet e rrezikut.
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur më 16 tetor. Këtë vit, Ministria ka siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal – 80 mijë doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abot’ nga Holanda.

