Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 987 në karrrierë, ndërsa Al Nassr fitoi në Ligën e Kampionëve të Azisë me rezultat 2:1 përballë Al Saddit të martën mbrëma.
Ronaldo realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 13-të.
Ai e realizoi golin e 987-të në karrierë nga penalltia, ndërsa është 13 gola larg shifrës së 1000 golave në karrierë.
Al Nassr ka fituar nëntë pikë nga katër ndeshje në Championsin e Azisë.
