Cristiano Ronaldo do t’i japë fund karrierës me Portugalinë në përfundim të Kupës së ardhshme të Botës. Kështu deklaroi superylli portugez në një intervistë për televizionin amerikan, CNN, ndonëse shtoi se nuk e kishte marrë ende vendimin përfundimtar.

Kupa e Botës do të luhet qershorin dhe korrikun e ardhshëm në Amerikën e Veriut, dhe Ronaldo deklaroi se në atë kohë do të jetë 41 vjeç, pra do të jetë koha e duhur për ta mbyllur me kombëtaren. Ai, gjithsesi, do të vazhdojë të luajë futboll me ekipin e tij të klubit në Arabinë Saudite.

Me fanelën e Portugalisë, Ronaldo ka vendosur rekordet si lojtari me më shumë ndeshje, plot 225 dhe me më shumë gola, 143. Ai ka fituar Kampionatin Europian dhe dy herë Ligën e Kombeve.