Kristiano Ronaldo është rikthyer te Al Nasr dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet në një foto duke bërë një emoji paqeje me dy gishta. Siç raportoi “A Bola” të hënën, portugezi do të veshë përsëri fanellën e ekipit të tij dhe do të jetë i disponueshëm të shtunën kundër Al Fateh.

Ai nuk pritet të udhëtojë për në Turkmenistan për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve AFC 2, megjithëse kjo nuk është konfirmuar ende.

Imazhi i Kristianos duke mbërritur në mjediset stërvitore të Al Nasr sugjeron se ai po kthehet në rutinën nga e cila kishte munguar për dy ndeshjet e fundit.

Luzitani në fakt, u përball me një sanksion nga liga saudite nëse do të refuzonte të luante një ndeshje të tretë. Mosmarrëveshjet e tij me PIF (Fondi Sovran i Pasurisë Saudite) janë pas të gjitha polemikave, megjithëse A Bola raportoi gjithashtu se CR7 po kërkonte pagesa për punonjësit e klubit që janë bërë falë ndikimit të tij.

The post Ronaldo rikthehet te skuadra pas dy ndeshjesh mungesë appeared first on Alsat.