Rrahje mes vëllezërve në Tetovë, kërcënime me shok bombë!

Edhe një mos marrëveshje mes vëllezërve, këtë herë në Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar për një rast të sulmit fizik mes vëllezërve, madje edhe me kërcim për shpërthim të shok bombës.

“Më 17.10.2025 në ora 19:15, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.A. (30) nga Gostivari. Ai rreth orës 18:00 ishte denoncuar nga vëllai i tij 24-vjeçar se, pas një grindjeje të shkurtër, e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar se do të aktivizonte një bombë shoku, të cilën ia kishin marrë dhe fshehur jashtë shtëpisë. Sipas denoncimit, E.A. më vonë e kishte kërcënuar vëllain edhe me një send të mprehtë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë, njofton Top24