Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga Saraji i Shkupit, ku shihen disa nxënës të përfshirë në një incident të dhunshëm. Pamjet tregojnë një grup nxënësish që sulmojnë dy bashkëmoshatarë të tyre, duke shkaktuar një situatë të rëndë shqetësimi për komunitetin lokal.
Në video, njëri prej nxënësve shihet i rrëzuar në tokë teksa goditet nga të tjerët, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta nga prindër dhe qytetarë të Sarajit, të cilët shprehin frikë për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Prindërit kërkojnë nga MPB-ja dhe komuna e Sarajit të ndërmarrin masa urgjente për të zbardhur rastin, identifikuar personat e përfshirë në këtë akt brutal të dhunës.
The post Rrahje trishtuese mes nxënësve në Saraj, një fëmijë goditet rëndë me shqelma në kokë appeared first on Alsat.
