Në Kupën e botës për futbollist deri më 20 vjetë, e cila filloi këtë fundjavë në Kili, për here të parë u aplikua rregullin e ri ose përdorimi i kartonit të gjelbër të FIFA-s, i cili i jep trajnerit të drejtën të reagojë ndaj vendimit të gjyqtarit.

Në ndeshjen midis Spanjës dhe Marokut, trajneri maroken ngriti kartonin e gjelbër në minutën e 78-të pasi gjyqtari i dha një penallti ekipit spanjoll. Kjo do të thoshte që gjyqtari duhej ta rishikonte videon. Në fund, ky reagim ia vlejti sepse pas rishikimit, penalltia u anulua dhe lojtari spanjoll fitoi një karton të verdhë për simulim.

Ishte diçka e ngjashme me “Çelinxhin” në tenis, trajnerët do të lejohen të reagojnë kështu njëherë në një pjesë të lojes. Gjithashtu do të përdoret vetëm në situata kyçe: Penallti e mundshme, karton i kuq, gol i shënuar ose identifikim i një lojtari.

Sipas njoftimeve, FIFA do të analizojë pas provës së këtij kampionati nëse ky rregull do të vazhdojë të përdoret në gara të tjera.

The post Rregulli i ri i FIFA-s në vepër, për herë të parë tregohet kartoni i gjelbër! appeared first on Alsat.