Kryetari i Komunës së Çair, Izet Mexhiti, vendosi sot gurthemelin e pishinës moderne në ambientet e Shkolla Fillore “7 Marsi”.
Investimi kap vlerën rreth 1 milion euro. Pishina do të ketë gjatësi 25 metra, gjerësi 8.80 metra dhe thellësi të përshtatur për mësim dhe stërvitje.
Objekti do të pajiset me garderoba, dushe, hapësira për trajnerë dhe pajisje moderne, sipas standardeve të sigurisë dhe efikasitetit energjetik. Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të krijojë kushte moderne për nxënësit dhe komunitetin.
