Aleksandar Tasevski, kryetar i Sindikatës së kontrollorëve të fluturimit, paralajmëron për rreziqet që sjellin pajisjet e vjetruara në sistemin e kontrollit të fluturimit në vend.
Sipas tij, pajisjet aktuale nuk janë të rrezikshme kur funksionojnë si duhet, por problemi qëndron në moshën e tyre dhe mungesën e pjesëve rezervë, që e bëjnë të pashmangshme një dështim potencial. “Është si kur blini një televizor – me kalimin e kohës pritet të prishet, por për ne problemi është se nuk kemi pjesë rezervë për ta riparuar,” thotë Tasevski.

“Ajo vetë nuk është e rrezikshme kur funksionon. Rreziku qëndron në vjetërsinë e pajisjes, ku edhe vetë jeni të vetëdijshëm – kur blini një televizor të ri, pritet që ai të punojë për një kohë të caktuar, por me kalimin e viteve është e pritshme që një ditë ai do të prishet. Problemi është se prej shumë vitesh nuk ka më pjesë rezervë për atë pajisje, dhe pyetja është se nëse ajo dështon, cili pjesë do të dështojë dhe nëse do të mund të funksionojmë përsëri. Ndonjëherë, ndoshta vetëm me një reset, ndezje dhe fikje mund të funksionojë, por herë të tjera mund të mos arrijmë në një situatë të tillë”, tha Tasevski./TV21