Një aeroplan luftarak amerikan është rrëzuar në Iran të premten, duke e shënuar incidentin e parë të tillë që nga fillimi i luftës gati pesë javë më parë.

Ndërkohë janë duke u kryer operacine të kërkimit nga të dyja palët për anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit.

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se po kontrollon një zonë pranë vendit ku avioni u rrëzua në Iranin jugperëndimor. Guvernatori rajonal premtoi një shpërblim për këdo që kapte ose vriste pilotin.

Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi për Reutersin se një avion luftarak ishte rrëzuar dhe se po kryhen kontrollime.

Agjencia iraniane e lajmeve njoftoi se helikopterët amerikanë po fluturonin ulët në misione kërkimi dhe transmetuan video të banorëve që qëllonin drejt tyre.

Nuk kishte detaje të konfirmuara të kërkimeve ose llojit të avionit të rrëzuar, të cilin ushtria iraniane tha se ishte një F-35.

Pentagoni dhe Komanda Qendrore e SHBA-së nuk kanë konfirmuar ende incidentin.

Kjo tregon rrezikun me të cilin përballen ende avionët amerikanë dhe izraelitë mbi Iranin, pavarësisht pohimeve të presidentit amerikan Donlad Trump dhe sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth se forcat e tyre kanë kontroll të plotë të qiellit.