Një avion ushtarak turk C-130 është rrëzuar sot, 11 nëntor, në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke. Sipas konfirmimeve zyrtare nga qeveria e Ankarasë, të gjithë 20 pjesëtarët e ushtrisë turke që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.
Ministria turke e Mbrojtjes bën të ditur se avioni i transportit ushtarak ishte nisur nga Azerbajxhani dhe po kthehej drejt Turqisë në momentin kur ndodhi aksidenti fatal. Në pamjet e publikuara, shihet se si avioni humb kontrollin
Si Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ashtu edhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u shprehën të tronditur me lajmin tragjik.
Autoritetet turke, të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë nisur një operacion të përbashkët kërkim-shpëtimi dhe hetimi për të zbardhur shkaqet e rrëzimit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, avioni u rrëzua në komunën Sighnaghi, pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Avioni C-130E Hercules, me katër motorë me helika, përdoret gjerësisht nga ushtria turke për transport personeli dhe operacione logjistike.

