Çmimet me pakicë të benzinave “Eurosuper BS-95” dhe “Eurosuper BS-98”, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nga mesnata rriten për gjysmë denari për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi me pakicë i “Eurodieselit (D-Е V)” nuk ndryshon. Benzina BS-97 pas mesnate do të kushtojë 87,5 denarë për litër. Benzina BS-98 do të kushtojë 89,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë, 94 denarë për litër. Çmimi i naftës mbetet i njëjtë, respektivisht 92,0 denarë për litër.