Gazetar: Avni Tahiri
Në numrin e emergjencës së emëruar “Alo Bushavko” të Ambasadës së parë për fëmijë, Megjashi, me të shpeshta janë thirrjet nga fëmijët që kërkojnë ndihme sa i përket shëndetit mendor. Për dy muaj në këtë Organizatë janë regjistruar mbi dhjetë thirrje telefonike nga fëmijët me mendime të rënda psikologjike për të cilat është intervenuar edhe nga MPB
Sipas Zmijanac, pikërisht për temën e shëndetit mendor, e që është paraqitur si kërkese e mësimdhënësve, po realizohet punëtori në programin e quajtur Arsimi Paqësorë neper shkolla.
“Ministria e Arsimit duhet të beje protokolle sepse edhe mësimdhënësit janë konfuz se si të gjenden në raste të tilla dhe kjo është rezultat i nevojës së dhunës ndërmjet moshatarëve, dhunës kibernetike, shëndetit mendor, ajri, uji i ndotur dhe e gjithë kjo është e kyçur në programin e Arsimi Paqësorë sepse ato janë materie e gjallë”, tha Dragi Zmijanac – Themelues i Organizatës së fëmijëve “Megjashi”.
Me programin Arsimi Paqësor që realizohet me mësimdhënësit, sipas punonjëses së paqes, Fatmire Ajdari, janë realizuar mbi 100 trajnime dhe punëtori nga të cilat mësimdhënësit kanë fituar njohuri se si të promovojnë paqe dhe të parandalojnë dhunën.
“Në esencë sfidat të cilat paraqiten neper shkolla përçohen tek ne dhe kërkojmë që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët ashtu siç është në kohen e fundit është paraqitur nevoja e sfidës me shëndetin mendor dhe në këto raste organizojmë trajnime të cilat u përgjigjen këtyre problematikave se si të gjejmë mënyrën më adekuate dhe si të bisedohet me nxënësit gjatë paraqitjes së këtyre sfidave”, u shpreh Fatmire Ajdari – Punonjëse e Paqes në “Megjashi”.
Specifika e programit Arsimi Paqësor sipas Megjashit, është që përveç ndërtimit të paqes dhe promovimit të dialogut ndëretnik nëpër shkolla, nxënësit të mësojnë se si të menaxhojnë kur paraqiten raste të dhunës. Në programin e quajtur “Arsimit Paqësor” në bashkëpunim me Megjashi, realizohet tani e 15 vite neper 76 shkolla të vendit dhe 300 mësimdhënës që kanë kaluar trajnime të ndryshme mbi 8000 nxënës pjesëmarrës në promovimin e paqes. / Alsat.mk
The post Rriten thirrjet për shëndetin mendor të fëmijëve; “Megjashi” trajnon mësues për parandalimin e dhunës dhe menaxhimin e krizave appeared first on Alsat.
