Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), nga mesnata rriten me 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-E V) mbetet i pandryshuar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri për litër i EUROSUPER BS-95 do të jetë 70,50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 64,50 denarë.
Mazuti M-1 NS ulet në çmim me 0,668 denarë, dhe një kilogram do të kushtojë 32,133 denarë.
