619 fëmijë viktima të veprave penale janë identifikuar nga prokuroritë publike gjatë vitit 2025, që paraqet një rritje prej 40 për qind krahasuar me vitin 2024. Nga gjithsej 619 fëmijët viktima, 352 janë meshkuj dhe 267 femra. Sipas raportit, 442 fëmijë janë identifikuar në kategorinë e viktimave, prindërit e të cilëve janë dënuar, ndërsa 177 në kategorinë ku prindërit janë gjykuar në përputhje me ligjin. Gordana Lazhetiq nga Këshilli Shtetëror rekomandon ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, me qëllim përcaktimin më të qartë të përgjegjësive të kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë për formimin dhe funksionimin e organeve për parandalim.
“Nga këtu, angazhimi ynë është që dispozitat që kanë të bëjnë me këshillat komunalë, të cilat tani janë pjesë e Ligjit për drejtësi për fëmijët, ku parashikohet përgjegjësi e veçantë për kryetarët e këshillave në komuna, si dhe përgjegjësia e tyre kundërvajtëse dhe sanksionet kundërvajtëse për drejtësi për fëmijët, të kalojnë në Ligjin për vetëqeverisje lokale, aty ku realisht e kanë vendin”, tha Gordana Lazhetiq, kryetare e Këshillit shtetëror për parandalim dhe drejtësi për fëmijët.
Këshilli Shtetëror rekomandon vendosjen e një sistemi të harmonizuar për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet policisë, prokurorive, gjykatave dhe qendrave për punë sociale, zbatimin më të madh të masave mbrojtëse dhe drejtësisë restauruese, si dhe sigurimin e mjeteve për zbatimin e Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët.
“Ajo që na mungon në mënyrë sistematike është një listë e përditësuar e avokatëve për punë me fëmijë. Oda e Avokatëve na kishte dorëzuar një listë në Këshillin Shtetëror, të cilën ne e shpërndamë te gjykatat, mirëpo kjo listë do të duhet të përditësohet më tej, pra të kemi avokatë që janë të sensibilizuar për punën me fëmijë”, shtoi tha Gordana Lazhetiq, kryetare e Këshillit shtetëror për parandalim dhe drejtësi për fëmijët.
Megjithatë raporti vjetor tregon se, përveç disa përmirësimeve në mbrojtjen juridike dhe zbatimin e masave që nuk përfshijnë privimin nga liria, mbeten dobësi serioze në parandalimin e hershëm, koordinimin institucional, kushtet për trajtimin e fëmijëve dhe sigurimin e mbështetjes në kohë për kategoritë më të cenueshme.
