Rritet paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e rrogës mesatare neto për 10 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Me rritjen e re, rroga mesatare mujore neto në Maqedoninë e Veriut është 45 310 denarë, ndërsa ajo bruto 68 180 denarë.

Rritje më e madhe u regjistruar te veprimtaria shëndetësore (14.9 %) dhe arsimi (14.8 %).

Në krahasim me muajin paraprak, u regjistruar rritje më e theksuar e sektori për arte, argëtim dhe rekreacion (5.3 %).