
Rritja e çmimit të naftës dhe moti i ngrohtë nga ana tjetër, ka ndikuar ndjeshëm në shtimin e përdorimit të biçikletave, motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë.
Qytetarët thonë se po zgjedhin këto mjete alternative për të kursyer por dhe për të shmangur trafikun. Megjithatë sfida kryesore mbetet mungesa e shtigjeve të dedikuara për biçikleta, gjë që vështirëson lëvizjen e sigurt të përdoruesve dhe rrit rrezikun në komunikacion.
“Kriza e bën të veten por përsëri me vetura dalin qytetarët. Biçikletën e përdor shpesh? Këtë e kam mjetin më të mirë pasi arrij në kohë dhe pa problem. ” I gjejmë rrugët por në disa vende ka e diku nuk ka shtigje për biçikleta”, tha një qytetar.
”Shpesh e përdori biçikletën, më vjen më lehtë dhe më shpejt shkoj e vij e pastaj shkoj edhe në punë”, thotë një qytetar.
“Duhet në dorë ta mbaj biçikletën pasi rruga shpesh është e zënë. E përdorni tani më shumë si shkak i çmimit të naftës? Jo, e përdori gjithmonë pasi nuk kam veturë”, u shpreh qytetari.
”Kështu jam më aktiv por vërtetë duhet të vozitët më shumë sidomos në qytet pasi do të rregullohet komunikacioni. Për çmimet mos të flasim por në Shkup ka mjafte kilometra dhe shtigje për biçikleta por duhen edhe më shumë”, tha një qytetar tjetër.
Edhe pse në Shkup ekzistojnë dhjetëra kilometra shtigje për biçikleta, ato nuk janë të lidhura në mënyrë të plotë dhe nuk ofrojnë qasje të barabartë në të gjitha pjesët e qytetit. Në shumë zona qytetarët detyrohen të lëvizin në rrugë apo trotuare, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Nëse Qyteti i Shkupit ka apo jo plan konkret për zgjerimin e shtigjeve të biçikletave dhe përmirësimin e infrastrukturës për lëvizje më të sigurt të qytetarëve, përgjigje nuk ka ende. /Alsat.mk.
