Para pak minutash, Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut ka dalë me njoftim zyrtar për tërmetin që është ndjerë në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi, transmeton TV21.

Bëjnë të ditur se tërmeti është regjistruar në ora 22:43 dhe ka pasur epiqendrën në Kosovë, 39 kilometra në verilindje të Shkupit, me magnitudë prej 2.6 të shkallës së Rihterit.

“Sipas informacioneve të deritashme, me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III shkallë sipas Shkallës makrosizmike europiane”, thuhet në njoftim.