
Në fund të vitit 2025 duhej të lëshohej në përdorim rruga rajonale e fshatit Izvor në Kërçovë e deri në Dibër, që është 19 km e gjatë, raporton TV21.
“Kjo rrugë në fund të këtij muaji duhej të lëshohej në përdorim, por siç mund ta shihni traseja është hapur, anësoret janë vendosur, por nuk është asfaltuar dhe nuk mund te asfaltohet e as të hapet për përdorim. Siç mund ta shihni ka gjithkund rreth rrugës gurë të rënë nga shkëmbinjtë dhe nga mali i cili shembet. Tereni i vështirë ka bërë që kompania të kërkojë edhe një vit afat për përfundimin e së njëjtës”
Pengesa të paparashikuara gjatë punimeve kanë bërë që kontraktuesi të kërkojë shtyrje të afatit dhe mjete shtesë për vendosjen e mureve mbrojtëse.
Këtë e konfirmon edhe zv/ministria e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
“75% të punimeve janë realizuar. Këtu do të shtyhet edhe një vit realizimi i punimeve për shkak të terrenit që është shumë i rëndë për tu punuar dhe sipas kontraktuesit ka rrëshqitje të mëdha të dheut dhe prandaj edhe prolongohet realizimi i punimeve”, tha Kaltrina Zekolli.
Rruga Kërçovë-Dibër duhej të përfundonte në 2015, por për shkak të zvarritjeve dhe shembjeve të madha të dheut, përfundimi u shty disa herë.
