Për rreth tre kilometra rrugë filloi të grihet asfalti pak para zgjedhjeve lokale, dhe nga ajo kohë, rruga që të çon në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës është në këtë gjendje.

Banorët thonë se premtimi fillestar ka qenë se do të fillohet me punë në muajin maj, por ai premtim nuk është mbajtur, kurse tash është lënë në gjendje të keqe rreth tre muaj. Sipas banorëve, askush më nuk ka qenë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa veturat e tyre tashmë janë të dëmtuara.

 “Rrugës si e shihni edhe vetë, premtime sa dush, na prishën rrugën, na dëmtuan edhe veturat, jo vetëm rrugën, çdo njëri Memzi e ka blerë, nga kafshata e gojës e ka blerë që të shkojë në spital, e prishi edhe e la askund, a para zgjedhjeve krejt bëhen, krejt bëhen, sa i marrin votat edhe na harojnë, ska o vlla këtu asgjë, duhet me u shpëngulë, s’ka perspektivë, si be so përfundoje, nuk përfundon asnjëherë, i vjedhin paratë edhe nuk soset.”

“Rrugën e ka pas pesë muaj ta nis, e kemi pas ni Til edhe ka shkuar e ka marrë Umin, Kumanovë, se ka marrë këtu edhe kjo puna ni llopari Tilës, edhe ne dimë kush është ai. A dëmton veturat? Po, po, 100 euro dhashë një ditë.”

“Rrugën na premtuan pesë muaj, edhe e nisën në atë muaj, dhe e prishën dhe e lanë, po po para zgjedhjeve edhe pak para zgjedhjeve, sa i morën votat edhe u humbën të gjithë. Për një javë na thanë, 10 ditë, kënde do prishet, kënde do shtrohet, edhe e lanë.”

Por kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, thotë se kushtet klimatike kanë qenë pengesë që kjo rrugë të asfaltohet. Ai na premtoi se brenda kësaj jave, kjo rrugë do të përfundojë.

 “Rruga e Merovës nis këtë javë të asfaltohet, edhe pas asaj ne kemi edhe dy faza tjera për të realizuar deri në Sallarevë. Jo, nuk është se ka ngelur, ne kemi punuar vazhdimisht, makinat i kemi pasur të Trebosh, është e njëjta kompani, kemi përfunduar dhe tash nisim në Merovë–Sallarevë. Duhet të kemi parasysh se pjesa lart nuk është si poshtë, ne kemi pasur shumë reshura lart, dhe nuk ka qenë klima për të nisur punën, por tani do të nisim me asfaltimin këtë javë dhe sa përfundojmë, do të nisim edhe me pjesët tjera”, tha Blerim Sejdiu – Kryetar i Komunës së Zhelinës.

Në këtë rrugë, përpos banorëve të Merovës, kalojnë edhe banorët e fshatit Sallarev dhe Llokovicë, fshat që thuajse është shuar.