Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Azizi tha se shumë shpejtë do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit Tetovë-Prizren. Mes tjerash, Azizi bëri të ditur se Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë për segmentin Shpikovicë-Brezovicë.

“Komuna e Tetovës ka ndarë mjete konkrete në këshillin 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcës dhe është duke u punuar për segmentin i cili do të vijë para tunelit. Atë që e ka thënë edhe kryetari edhe ne, ju jeni dëshmitarë që ne e bëjmë realitet. shumë shpejt do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit dhe do të nisin hapat për realizimin e tij”, tha Azizi.