Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, ndërsa të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme. Borë e lehtë po bie në Mavrovë dhe Krushevë, si dhe në kalimet malore Strazhë dhe Gjavato. Dukshmëria është e zvogëluar deri në 20 metra për shkak të mjegullës në rrugën Kodra e Diellit, fshati Lisec.

Në disa segmente rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe shpate, ekziston mundësia e rënies së gurëve të vegjël.

NP “Makedonija Pat” apelon shoferët të kënë kujdes gjatë vozitjes, dhe të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

The post Rrugët në vend të kalueshme, por me mjegull dhe borë në male appeared first on Alsat.