Pas 16 javësh kampionat, skuadra e Man. Junajtedit ende ndodhet në një pozicion relativisht modest: i gjashti në Premier Ligë. “Djajtë e Kuq” janë plot 10 pikë pas Arsenalit.
I vetëdijshëm se skuadra nuk po performon siç pritet, trajneri Ruben Amorim ka vendosur të fillojë një riorganizim që në mënyrë të pashmangshme do të përfshijë shitjen e disa lojtarëve që nuk duket se përshtaten me planet e tij të ardhshme.
Sipas “Caught Offside”, trajneri portugez tashmë i ka ftuar menaxhmentit të shqyrtojë ofertat për portierin turk Altaj Bajindir (27), mbrojtësin e majtë holandez Tajrell Malasia (26), mesfushorin uruguaian Manuel Ugarte (24), mesfushorin sulmues anglez Mejson Maunt (26) dhe sulmuesin holandez Xhoshua Zirkzee (24).
Në të gjitha rastet, këta janë lojtarë që nuk u kërkuan posaçërisht nga Amorim dhe që duket se po kanë vështirësi të përshtaten me skemat dhe nevojat e tij taktike.
“Trajneri portugez e ka bërë të qartë se dëshiron të ndërtojë një skuadër të përshtatur sipas vizionit të tij taktik, në vend që të bëjë kompromis me parimet e tij për t’i bërë vend talentit të trashëguar”, shprehen mediat britanike.
The post Ruben Amorin do të largojë 5 lojtarë në merkaton e janarit! appeared first on Alsat.
