Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka konfirmuar sulmin me dron në konsullatën amerikane në Dubai.
“Një dron për fat të keq goditi një parking ngjitur me ndërtesën e Kancelarisë dhe më pas shpërtheu një zjarr. Ne filluam të largonim personelin nga strukturat tona diplomatike përpara sulmeve”, shton Rubio.
Ai gjithashtu deklaroi se ambasadat dhe objektet diplomatike amerikane janë nën sulm të drejtpërdrejtë nga një regjim terrorist
Konsullata ndodhet në një zonë të populluar të qytetit, afër ambasadës britanike dhe konsullatës saudite.
