Rusia ka lëshuar në det një nëndetëse të re bërthamore në qytetin portual të Severodvinskut, ka njoftuar ushtria e vendit.

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, ka marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të shtunën dhe ka thënë se nëndetësja e cila mund të mbajë raketa bërthamore, do t’i mundësojë Moskës të sigurojë me sukses kufijtë e saj detarë dhe të mbrojë interesat e saj kombëtare në pjesë të ndryshme të oqeaneve të botës.

Sipas tij, nëndetësja fillimisht duhet të përfundojë një seri provash në det.

Belousov ka vizirtuar gjithashtu një qendër riparimi anijesh dhe ka inspektuar anijen e re patrulluese akullthyese Ivan Papanin.

Anija patrulluese tashmë ka hyrë në shërbim me Marinën Ruse, pasi ka kaluar të gjitha provat në det, ka thënë ministria në një deklaratë.