BDI shprehet e kënaqur që korridori 8 dhe 10d po vazhdon të realizohet. Ejup Rustemi, ish drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, apeloi që të ndërtohet edhe tuneli në aksin rrugor Gostivar-Bukojçan. Ndërsa sa i përket deklaratës se ministrit të transportit, Aleksandar Nikollovski, i cili tha se nuk jemi aq të pasur që të ndërtojmë 300 milionë euro autostradë 10 km Shkup-Bllacë, Rustemi tha se çmimin i saktë, sa do të kushton, do të kuptohet pasi që të zgjidhet kompania e cila do ta realizojë tenderimin.
“Nuk bëhet fjalë për 300 milionë euro, këto janë shuma paushalle. Bëhet fjalë për shumë 197 milionë euro të marra kredi. Nga ato 197 milionë euro të marra kredi nga Banka Europiane 30 milionë janë grande dhe faktikisht ne duhet të paguajmë 167 milionë, mirëpo këto janë të parapara për buxhet. Saktësisht çmimi i ndërtimit të asaj autostrade do ta shohim atëherë kur do ta zgjedhim kompaninë e cila do ta realizojë tenderimin”, tha Rrustemi.
