10 muaj burg për Jasmina Kostadinovën, nëpunëse në Ministrinë e Bujqësisë e cila pranoi se ka marrë ryshfet prej 2000 eurove në rastin e keqpërdorimeve të fondeve IPARD. Kostadinova në seancën e kaluar kërkoi që t’i kthehen një pjesë e parave që i janë konfiskuar ndërsa Gjykata sot vendosi që t’i konfiskohen paratë nga vepra penale por edhe telefoni celular.
Kostadinova është një nga 9 të akuzuarit të cilët është dashur t’i ndihmojnë një kompanie të merr fonde nga IPARD, edhe pse nuk ka qenë mes kompanive në listë. Në rastin me fondet IPARD të akuzuar janë Xhevdet Nasufi dhe Ilija Stoilev. Gjykimi për të tjerët vazhdon më 11 maj. /Alsat.mk
The post Ryshfeti me fondet IPARD: 10 muaj burg për Jasmina Kostadinovën, konfiskohen paratë dhe telefoni appeared first on Alsat.
