Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro”. – Kështu ka deklaruar në “Opinion” kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai theksoi se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet postit janë mashtrime, duke theksuar se edhe apartamentin ku jeton e ka blerë bashkë me të shoqen.
“Këtu më lehtëson shumë ai që po bëjnë skapistët e partisë, ai që quhet vetting financiar. Ju deklaroj mbarë shqiptarëve se Sali Berisha në 54 vite punë, edhe në diktaturë për atë kohë kam pasur rrogë të mirë…
Ka arritur bashkë me bashkëshorten e tij mjeke, të blejë gjithsej 40 m2 sipërfaqe ndërtimi nga 90 që kisha te apartamenti i vjetër, sot e kam 120 e ca. Disponon, në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro!
Kjo është e gjithë pasuria e Sali Berishës! Unë për të blerë një apartament të plotë, duhet të merrja kredi. Kurse zotëria e tij (referuar Altin Dumanit) ka 3 apartamente të regjistruara. Kraja me vila e të tjerë, këta janë persona që duan të mbulojnë vjedhjen e tyre, larjen e parave dhe akuzojnë Berishën për korrupsion.”, tha Sali Berisha.
The post Sa i pasur është Sali Berisha?” Ish-kryeministri: Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro appeared first on Pa Censurë.