Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani tha se nuk është kundër zgjedhjeve të parakohshme që sipas tij, sa më shpejtë të ketë zgjedhje, aq më mirë do të jetë për vendin dhe ekonominë. Limani tha se se në rast të zgjedhjeve, do të ketë rifreskim në VLEN por edhe në parti të tjera politike.

Por a do të garojë me VLEN-in në zgjedhjet e ardhshme, Limani u përgjigj shkurtimisht “moti kohë ka përfunduar unë dhe VLEN”.