Pas vërshimeve të cilat ndodhën pasditën e sotshme në fshatin Batincë të Shkupit të cilët nxorrën nga shtrati lumin Markovë duke shkaktuar dëme të mëdha, kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiku tha se nëse ka nevojë do të kërkojnë ndihmë edhe nga qeveria, përcjell TV21.

“Nëse do të ketë nevojë në të ardhme do të kërkojmë ndihmë edhe nga qeveria”.

Ai foli edhe për urën. Tha se deri tani nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje, por se sonte janë parë dëme të shumta në të.

“S’ka pasur nevojë deri tash. Tash edhe shumë qytetarë janë duke na thënë. Tash shihet se pjesa e poshtme e urës ka rënë”, shtoi Sadiku.