Në SPB Ohër po përfundojnë përgatitjet për vënien në funksion të sistemit “Qyteti i Sigurt”, i cili nga 12 tetori do të nisë të funksionojë në të gjithë territorin e SPB Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Ministri Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në Ohër, tha se në takime është diskutuar edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tregtinë ilegale dhe shpërndarjen e drogës. Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se FRONTEX-i për herë të parë do t’i zgjerojë aktivitetet edhe në kufirin perëndimor, ndërsa aktivitetet e përbashkëta pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.
