Kuvendi sot, në kuadër të seancës plenare të 75-të, zgjodhi Muhamet Hoxhën për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Bekim Salin për ministër për Çështje Evropiane, përcjell TV21. Menjëherë pas zgjedhjes, Hoxha dhe Sali dhanë deklarata solemne para deputetëve.
Kryeministri Hristijan Mickoski, para Kuvendit, i arsyetoi propozimet që Muhamet Hoxha të emërohet ministër i Mjedisit Jetësor dhe Bekim Sali ministër i Eurointegrimeve.
“Sot para jush paraqes propozimin për zgjedhjen e dy ministrave me qëllim të kompletimit të plotë dhe funksional të Qeverisë dhe sigurimit të vazhdimësisë në punë, në resore kyçe të pushtetit ekzekutiv”, tha mes tjerash Mickoski.
