“Salihu e shndërroi futbollin në cirk” – KF Bashkimi shpërthen ndaj referimit në Strumicë

KF Bashkimi 1947 Kumanove, sot, ne kuader te xhiros se nente te LPFM ne Strumice u takua me ekipin vendas KF Brera!
Shfrytezojme rastin qe ta pershendesim vendimin e klubit nikoqir per ti hapur dyert e stadiumit per tifozet tane, ILIRET si dhe per
mirepritjen e ngrohte e sportive ndaj klubit tone. Duke menduar se te gjitha parakushtet ishin te plotesuara per tu zhvilluar nje ndeshje e bukur kampionale, fatkeqesisht ne skene doli referi kryesor i ndeshjes, tetovari Plarent Salihu, i cili pa asnje arsye zhveshi rekuiziten e referit dhe cuditerisht u be lojtari i dymbedhjete i Breres, duke shkaktuar indinjate, nervozizem dhe ankth tek tifozeria jone, lojtaret dhe kryesia e klubit.

🟢 Pleren Salihu qe nga minuta e pare, duke u humbur kontrollin ne detyren e tij, sillte vendime skandaloze dhe te njeaneshme me tendence per ta demtuar klubin tone, me crast pervec qe demtoi lojen me te bukur te futbollit, ai ne menyre te drejte e uli reputacionin e Federates se Futbollit, gares se ndershme dhe bukurine e futbollit. Veprimet dhe vendimet e tij, ishin ne kundershtim me fer play-in, ishin ne kundershtim me garen dhe sportin.
Ai sot ishte shkaterrues i gjithckahit, duke e transformuar futbollin ne nje cirk!

⚫ I nderuari Josip Barton, komesar i refereve, a turperohesh nga veprimet e referit tuaj, i cili ne nje kohe prej 4 javesh demton rende edhe KF Osogoven
dhe KF Bashkimi 1947 ne dy vendime super skandaloze? A jeni te vetedishem qe investimet ne sport dhe publikun nga shkallet e stadiumit po i perzejne pikerisht
keto referet tuaj amator e tendencioz?

🟢 Te nderuar zoterinj me kollare!

Te investosh ne futbollin vendas dmth te investosh ne nje pus pa fund dhe fajtor per kete jeni JU!
Disa xhiro, Bashkimi demtohet nga referimi. Edhe nuk kemi reaguar, se edhe ne besojme ne gabimet njerzore, por kjo sot, ishte SKANDAL!

Kerkojme nga Federata si dhe Komesari per referim, te reagojne mbi kete referim skandaloz dhe demtues ndaj klubit tone, duke suspenduar Plarent Saliun dhe duke percuar keshtu mesazhin se Federata eshte per nje gare pa hile, ne te kunderten do mendojme se kunder Bashkimit eshte organizuar nje puç per ta ndalur hovin e ekipit tone!

Ne fund, mos i prekni tifozet, mos i lendoni ato, sepse ajo eshte pasuria jone, ata e mbajne frymen sportive gjalle dhe ata jane oksigjeni i
klubit tone

04 tetor 2025
KF BASHKIMI 1947 SHA