Një ditë pas humbjes me Oklahoma, skuadra e Lejkersit u mund në fushën e saj edhe nga San Antonio, me rezultatin 136-108. Viktor Uembanjama realizoi 40 pikë e 12 kërcime për Spurs, ndërsa për Lejkersat munguan Donçiç dhe Xhejms.

Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Indiana-s, që mundi 137-134 Nju Jorkun, surprizën e këtij sezoni. Tetë lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Paskal Siakam me 30 pikë (Brunson 40 pikë për nju-jorkezët).

Nuk zhgënjen ekipi i Hjustonit, që mundi 102-95 LA Klipers dhe bëhet forca e tretë në Perëndim (Kevin Durant realizoi 26 pikë). Fiton edhe skuadra e Feniksit, që falë 48 pikëve të lojtarëve të stolit mundi 120-111 Dallas.

 

NBA-Rezultatet

Nju Jork – Indiana, 134-137

Hjustoni – LA Klipers, 102-95

Feniks – Dallasi, 120-111

Lejkersi – San Antonio, 108-136

The post San Antonio “leksion” Lejkersave, fitore në kohën shtesë për Indiana-n appeared first on Alsat.