Aktivitete për sanimin e hidrosistemit Gjavato. Kryeministri Hristijan Mickoski pas vizitës së sotme të punimeve theksoi se ky sistem funksionon me kapacitet minimal dhe me shumë defekte, sepse një pjesë e madhe e gypave përmes të cilëve bartet uji në Liqenin e Dojranit janë të plasaritura, ndërsa problem ka edhe me pompat.
“Bëhet fjalë për dy pompa zhytëse pusore. Kapaciteti është, siç e shihni, 10, të tjerat 8 nuk punojnë. Planifikojmë të paktën, në kohën më të afërt, 4 t’i funksionalizojmë, e pastaj edhe dy shtesë me ç’rast vlerësojmë se do të shfrytëzohet plotësisht kapaciteti që sa më shpejt Liqeni i Dojranit ta marrë atë formë, atë pamje që e meriton ta marrë dhe ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët”, tha kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski.
“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në buxhetin për vitin 2025 ka ndarë 2 milionë denarë për përgatitjen e projektit për sanimin e këtij hidrosistemi, i cili pres që të shpallet në ditët në vijim, në mënyrë që në periudhën e ardhshme të presim punë intensive këtu në Gjavato për zgjidhjen e problemit që i mundon më së shumti dy komunat Dojran dhe Bogdancë”, u shpreh Ane Leshkoska – zëvendësministre e Mjedisit Jetësor.
