Saranda Imeri tha se fokusi do të jetë në zgjedhjet që do të mbahen në Vrapçisht dhe Gostivar, që siç tha, është diçka normal dhe aspak alarmuese, përcjell TV21. Imeri tha se kanë për qëllim që të fitojnë, të paktën njërën komunë, nëse jo të dyja.

Ndonëse tha se ende nuk ka ndonjë vendim nga koalicioni për emrat që do të kandidojnë për kryetar të këtyre komunave, Imeri nuk e përjashtoi mundësinë që ajo të kandidojë për Gostivarin

“Të fokusohemi në Gostivar dhe Vrapçisht unë besoj se nuk është diçka alarmuese, është diçka shumë normale sepse synimi ynë është që të fitojmë nëse jo të dyja, të fitojmë njërën nga këto dy komuna. I gjithë fokusi do të jetë që të punohet për këto dy vendbanime”, deklaroi Saranda Imeri në Hajde flasim.