Saranda Imeri: Ermira Mehmeti mungesë e ndjeshme në politikë, rikthimi varet nga ajo

Shkup, 12 nëntor – Se a mund të kthehet Ermira Mehemti në politikë? Sarana Imeri tha se është vendim i saj, por hapësirën në VLEN do ta ketë, pasi siç tha, largimi i saj ka qenë humbje e madhe pasi sipas Imeri, Mehmeti është profesioniste që mund të jap kontribut në politikë.

“Nuk e di sa ka vullnet zonja Mehmeti që t’i rikthehet politikës, largimi i saj nga skena politike ka qenë një humbje e madhe si kuadër dhe si profesioniste. Është person që mund të kontriboj ende në skenën politike, ka njohuri, ka atë që i duhet mirëpo është çështje e saj private, aty nuk mund të flas”, tha Imeri

–Hapësirë a ka brenda VLEN-it për zonjën Mehmeti?

“Nëse më pyeti personalisht mund të them se po”, tha Imeri.