Seanca e spitalit modular sot ka filluar me gjykatës të ri. Për shkak të gjendjes shëndetësore të gjykatësit Jordan Velkovski, për Spitalin modular tash e tutje është caktuar gjykatësi Rexhep Musa, njofton gazetari i TV21 nga terreni.

Kujtojmë se në zjarrin që shpërtheu në spitalin modularë në Tetovë, jetën e humbën 14 persona.