Gazetar: Zekirija Haxhiu
Javën e ardhshme do të dihet fati i segmentit Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë që lidhet me Korridorin 8. Ministri i Transportit thotë se po bëhen konsultime me UNESKO-n. BDI nga ana tjetër akuzon Nikollovskin se tenton përjashtimin e këtij segmenti nga Korridori 8.
“Javët e ardhshme në konsultim me UNESCON do ta sjellim vendimin më të mirë nëse të fillojmë me ndërtim të ri të autostradës apo ndërtojmë diçka tjetër. Alternativa është: ata thonë se ata nuk janë kundër që të shfrytëzohen zgjidhjet aktuale infrastrukturore, ato janë bërë në shekullin e kaluar dhe mund të modernizohen”, deklaroi Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit.
Ishte kjo deklaratë e ministrit të transportit dhe lidhjeve e cila vuri pikëpyetje për njërin nga seksionet e Korridorit 8 Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë. Për partinë shqiptare në opozitë, BDI-në, qëllimi i vërtetë i Nikolloskit është të përjashtojë tërësisht projektin nga Korridori 8. Integristët vlerësojnë se ky projekt është me rëndësi strategjike rajonale dhe ndërkombëtare duke bashkuar Italinë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë.
“Dobësimi i këtij korridori hap hapësirë për promovimin e aksit veri–jug, që përkon me projekte infrastrukturore të promovuara në rajon nga aktorë të tjerë gjeopolitikë. Dhe ne e dimë shumë mirë se pas këtij orientimi shpesh qëndron ndikimi i projekteve që lidhen me Serbinë, si dhe me interesat e Kinës dhe Rusisë në rajon. Prandaj çdo tentativë për të dobësuar Korridorin 8 duhet parë me seriozitet maksimal”, njoftojnë nga Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit.
Nga BDI thonë se dobësimi i këtij korridori nuk dëmton vetëm Strugën, por edhe rolin strategjik të Maqedonisë së Veriut në lidhjen Adriatik-Deti i Zi dhe në arkitekturën e sigurisë së NATO-s në rajon. /Alsat.mk
The post Segmenti Trebenisht-Qafë Thanë që lidhet me Korridorin 8, mbetet “jashtë loje” appeared first on Alsat.
