Zhvillimi i sektorit privat në Kinë, si një formë efektive për ritme të reja në ekonomi, po mbështet edhe me një legjislacion adekuat.Kohët e fundit është hartuar një draft- ligj i posaçëm për këtë qëllim.
“Ligji do të jetë i favorshëm për krijimin e një mjedisi të bazuar për rritjen e të gjithë sektorëve ekonomikë, përfshirë sektorin privat”,- deklaroi He Rong, ministër i Drejtësisë.
Projektligji për promovimin e sektorit privat mbulon fusha të tilla si konkurrenca e ndershme, mjediset e investimeve dhe financimit, inovacioni shkencor dhe teknologjik, udhëzimet rregullatore, mbështetja e shërbimeve, mbrojtja e të drejtave dhe interesave dhe detyrimet ligjore.
Ligjvënësit ranë dakord se ligji do të jetë i një rëndësie të madhe për optimizimin e mëtejshëm të mjedisit për zhvillimin e sektorit privat, përshpejtimin e formimit të një paradigme të re zhvillimi dhe nxitjen e rritjes me cilësi të lartë.
Drafti ka përfshirë sugjerime nga përfaqësues të sektorit privat, ekspertë, studiues dhe publiku i gjerë, tha ai.
