Një tentativë për të futur në vend qindra unaza argjendi pa i deklaruar është zbuluar në pikën kufitare të Tabanocit.
Sipas Drejtorisë së Doganave, gjatë kontrollit të një automjeti, doganierët kanë gjetur 595 unaza argjendi të fshehura nën sedilje, me peshë të përgjithshme prej 1,7 kilogramësh.
Nga Dogana bëjnë të ditur se bizhuteritë ishin fshehur me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve doganore.
Unazat janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës do të ndërmerret procedura përkatëse.
Kontrolli dhe zbulimi i bizhuterive janë regjistruar edhe nga kamerat trupore që mbajnë doganierët, njofton Drejtoria e Doganave.
