Një person është arrestuar, pasi i është gjetur drogë që kap vlerën e rreth 300 mijë eurove, njoftoi Policia e Kosovës.
I arrestuari, pas intervistimit, është dërguar në ndalim policor prej 48-orësh.
“Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300 mijë euro”, u tha në njoftimin e Policisë.
Autoritetet po ashtu thanë se në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar edhe peshore elektronike, 260 euro para të gatshme, pajisje për vakumimin e qeseve plastike, telefon dhe një motoçikletë, teksa Policia shtoi po vazhdon hetimet për këtë rast.
The post Sekuestrohet drogë me vlerë 300 mijë euro në Prizren, arrestohet një person appeared first on Alsat.
