Pasi Izet Mexhiti tha se Ziadin Sela mund të jetë pjesë e Qeverisë dhe se ka komunikime, një gjë të tillë e ka mohuar ky i fundit. Siç tha Sela, “Matjet e të arriturave në politik i bëj me sa kam kontribuar që shqiptarët të jenë më të barabartë dhe jo me privilegje pushteti”.
“Aq shumë është përzier skena politike tha Izeti e nuk e din me cilin ka komunikuar
E ngatërruar është gënjeshtra Izet, propaganda dhe e pavërteta.
E vërteta është çdoherë e pastër e pa përizier, është vetëm një e s’mund të jetë dy e as më shumë. Dhe kjo e vërtetë tingëllon kështu Izet!
Ti në komunikim me mua JO.
Unë pjesë e qeverisë JO.
Unë në krah të atyre që duan të na zhbëjnë të drejtat si popull JO.
Edhe njëhere po e ripërsëris, matjet e të arriturave në politik i bëj me sa kam kontribuar që shqiptarët të jenë më të barabartë dhe jo me privilegje pushteti.
Do kemi punë bashkë në parlament me ju e me VMRO-në. Si çdo herë pushteti nga njëra anë e unë nga ana tjetër. Jo në krah por ballë për ballë”, ka shkruar Sela.

