Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self, ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor është rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke theksuar se mungesa e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë rrit tensionet rajonale.
“Edhe pse konflikti i hapur është qetësuar që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, përçarjet etnike, ndryshimet kufitare dhe mosbesimi politik vazhdojnë të ndikojnë në rajon. Marrëdhënia e pazgjidhur e Serbisë me Kosovën është një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë, duke krijuar një vijë strategjike që Rusia mund ta shfrytëzojë për të minuar aftësinë e BE-së dhe NATO-s për të fuqizuar vendet e Ballkanit,” tha Self.
Ai shtoi se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023, që synonte uljen e tensioneve dhe ringjalljen e marrëveshjeve të kaluara, ka ngecur për shkak të krizës zgjedhore në Kosovë dhe dështimit për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 25 shkurtit.
The post Self kërkon që Serbia ta njohë sovranitetin e Kosovës appeared first on Alsat.
