Ambasadorët e vendeve anëtare të Frankofonisë e prezantuan programin kulturor për shënimin e Frankofonisë në muajin mars. Përveç ambasadori francez, Kristofer Le Rigoler, prezent ishin edhe ambasadorja zvicerane, Veronik Hulman, ajo romune, Monika Aksinte dhe ambasadorja e Greqisë, Sofja Filipidu. U theksuan se vlerat e përgjithshme të Frankofonisë, anëtare e plotfuqishme e të cilës është edhe Maqedonia nga viti 2006. Hapja e muajit të Frankofonisë në Shkup do të ndodh me projeksionin e filmit “Konti i Monte Karlos” më 7 mars.

“Ky muaj i Frankofonisë, muaji mars, me të vërtetë është rast për të theksuar atë bashkëpunim edukativ në të cilin marrin pjesë edhe lexuesit maqedonas edhe ato francez. Gjuha frenge nuk është vetëm gjuhë e kulturës, saktë është gjuhë e kulturës, por jo vetëm e kulturës por edhe e të ardhmes, inovacioneve dhe ndërmarrësisë”, u shpreh Kristod Le Rigoler – Ambasador i Francës.

“Frankofonia është hapësirë e rëndësishme për tu theksuar gjëra në botë, botë e cila vazhdimisht ndryshohet dhe para se gjithash në raport të revolucionit digjital, intelegjencës artificiale”, tha Igor Beshtell – drejtor i Institutit Francez.